ZRRE gjobit KESCO-n me 8 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë euro

-

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka miratuar propozimet për shqiptimin e gjobave për KESCO-n dhe KEDS-in.ZRRE ka gjobitur me 8.4 milionë euro KESCO-në dhe 2 milionë e 700 mijë euro KEDS-in në mbledhjen e mbajtur sot.Petrit Pepaj pjesë e grupit monitorues prezantoi para bordit të ZRRE-së raportin e monitorimit.

Sipas këtij raporti, KESCO kishte rrezikuar furnizimin me energji elektrike për konsumatorë në Kosovë.Pepaj theksoi se KESCO kishte vepruar në kundërshtim edhe me kushtet licencës, duke bërë ndërsubvencionim të llogarisë së konsumatorëve të parregulluar si dhe disa shkelje të tjera.

“Bordi i ZRRE-së bazuar në ato më lartë, ka vërtetuar se në asnjë rast dhe me asnjë fakt KESCO nuk ka mundur të kundërshtoj të gjeturat përmes raportit te monitorimit… KESCO nuk ka kontestuar asnjë argument të raportit…”- ka thënë Pepaj.Gjobën prej 8.4 milionë euro KESCO duhet ta paguaj brenda 2 viteve me 4 këste.Pepaj tha se raporti i monitorimit për KEDS thotë se kjo kompani nuk kishte prokuruar energji elektrike për mbulimin e humbjeve siç parashihet me dispozita ligjore si dhe KEDS nuk kishte ushtruar përgjegjësitë që ka. burimi nga Kallxo

Sipas raportit KEDS kishte nominuar sasi më të vogla të energjisë për humbje të rrjetit të shpërndarjes se sa vet parashikimi.“ZRRE vlerëson edhe njëherë se pretendimet e KEDS lidhur mos-reagimin me kohë nuk qëndrojnë për faktin e pamohueshëm se ZRRE gjatë shqyrtimit të rregullt tarifor në muajin tetor të 2021, kishte reflektuar të gjitha kostot e sistemit për KEDS”- tha Pepaj gjatë prezantimit të raportit.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE