Fjalet nga Alketa Vejsiu për Xheisonin

Alketa Vejsiu mbështet një prej fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”: Kam vendosur t’i rregullojë jetën.

“Në Kurthin e Piter Pan” është një nga emisionet më të pëlqyera të publikut shqiptar dhe kjo për shkak të vogëlushëve protagonistë, të cilët qëndrojnë në rolin e gazetarëve. Sezoni i dytë pati disa ndryshime, megjithatë fëmijët e rinj kanë vjedhur menjëherë zemrat e publikut. Sidomos Xheison Bafti, vogëlushi që nuk shqipton dot shkronjën ‘k’ dhe e zëvëndëson atë me ‘t’, duke u njohur kështu si ‘taramelja e Piter Pan’.

Së fundmi, Alketa ka publikuar një video të Xheisonit ku shkruan: “E di që keni merak ta dëgjoni pak Xheison (vajti 60.000k). Ka VIP-a që kanë punuar gjithë jetën, por 60 mijë zemra në 4 javë s’kanë mundur t’i pushtojnë dot!”. Postimi ka marrë shumë komente dashamirëse, por jo të gjithë e kanë parë me pozitivitet veprimin e moderatores.

“I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë”, i ka komentuar dikush, por sigurisht Alketa nuk mund të mos reagonte. “I nxjerrim se Xheison Baftit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o ‘totë’ e mençur?”, ka shkruar moderatorja, duke shprehur kështu mbështetjen e saj për vogëlushin. Mesa duket, Xheison nuk ka vjedhur vetëm zemrën e publikut, por dhe atë të moderatores.

Momentet me te mira te Xheisonit

Momentet me te mira te Xheisonit, Ju lutem ata qe plqejne mua ma pelqejeni faqen time 👉👉Sa njerëz e pëlqejnë Xheisonin👈👈#Shprendajeni #Share #LikefaqetoneNe kurthin e piter pan Xhejsoni

Geplaatst door Sa njerëz e pëlqejnë Xheisonin op Maandag 15 april 2019