Mbahuni! Sot publikohet projekti i ri nga Fero

Fero ka paralajmëruar se sot do të lansohet ‘Ride or die’.Një nga artistët më të kërkuar në estradën shqiptare Fero, ka njoftuar se sot në ora 18:00 do ta lansoj projektin e ri.

‘Ride or die’ titullohet videoprojekti i ri i 21 vjeçarit, dhe pjesë e këtij klipit do të jetë edhe e dashura e tij, Arbenita.

Nuk janë bërë ende një muaj prej publikimit të këngës së fundit, por kjo nuk e ndalon reperin nga Gjilani të sjell projekte të reja.