Vuçiq flet hapur: Korrigjimi i kufirit me Kosovën do të jetë në tavolinë

Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se herët apo vonë do të ndodh korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.Kushdo që përballet me atë që po ndodh me të vërtetë në Kosovë, duhet të jetë realist nëse dëshiron të jetë serioz dhe i përgjegjshëm, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se për idenë e demarkacionit nuk ka pasur mbështetje në vend dhe as në Perëndim.

“Nëse mendoni se po bëhen disa marrëveshje afatgjata, me siguri se kjo një ditë duhet të jetë në tavolinë. Dhe disa njerëz të zgjuar do të duhet ta zgjidhin këtë. Më vjen keq që nuk mund të marrë pjesë”, tha Vuçiqi në seancën e Konventës mbi BE-në.

Nga ana tjetër, shtoi ai, ka pasur një rezistencë të ashpër të fuqive perëndimore. “Unë nuk e kam marrë ende dhe nuk do ta marrë atë për një kohë të gjatë. Nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë me Kosovën, as me ndonjë gjë tjetër në Ballkanin Perëndimor. Sugjerojnë diçka, por nuk e dinë se çka do të bëjnë”, tha Vuçiqi.