Arbër Zeneli do të operohet, ja sa muaj do të mungojë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli do të operohet me ç’rast do të mungojë 7 deri në 9 muaj.Arbër Zeneli kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së javës së kaluar të Kosovës me Malin e Zi.

Sulmuesi i përfaqësueses sonë kishte braktisur fushën e blertë me dhimbje të madhe në takimin që u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.Lojtari tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se duhet të operohet se do të mungojë mbi shtatë muaj.

Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor të klubit, Zeneli do ketë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftim të skuadrës franceze, Reims. Ndryshe, 24-vjeçari në sezonin e parë te ekipi i Ligue ka pasur pesë paraqitje dhe ka shënuar një gol.