Emocionuese: Goli i fitores historike të Kosovës nën komentimin e Andin Lokajt

Kosova mbrëmë ka shënuar fitore historike në stadiumin ‘Vasil Levski’ të Sofjes, me rezultatin 3:2.Përfaqësuesja e Kosovës e shënoi fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për kampionat evropian ose botëror, falë golit krejt në fund të Elbasan Rashanit.

Rashani, që u fut në lojë në vendin e Edon Zhegrovës në minutën e 76-të, ishte heroi i këtij takimi me golin në minutat shtesë.Kjo fitore ishte e para për Kosovën në kualfikueset për ‘EURO 2020’, derisa ajo u përcoll nga emocione të shumta.

Më poshtë keni golin nën komentin e komentatorit të njohur, Andin Lokaj.