Messi ia bën “bajat” Ronaldos dhe Neymarit

Cristiano Ronaldo i Juventusit është sportisti i dytë më i paguar në botë, pas Lionel Messit të Barcelonës.Lista u publikua nga revista Forbes dhe futbolli po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen me 100 sportistëve më të paguar,përcjell ORAinfo.

Messi e kryesoi listën për herë të parë falë pagës dhe përkrahjes së Barcelonës, duke fituar 127 milionë dollarë. Ronaldo vjen në vendin e dytë me 109 milionë dollarë, pasi paga e tij e Juventusit është 65 milionë dollarë krahasuar me 92 milionë dollarë në Barcelonë, por CR7 ka 44 milionë dollarë dhe La Pulga ka 35 milionë dollarë.

Neymar është i treti në PSG me fitime totale 105 milion $, me bokserin Canelo Alvarez në vendin e katërt me 94 milion dollarë./ORAinfo/