Milaim Zeka përfshihet në debatin për PTK-në, tregon detaje të reja dhe përmend Haxhën dhe Deliun

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, është përfshirë në debatin për PTK-në.Zeka përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ish drejtori i PTK-së, Shqyqeri Haxha e ka sulmuar pa të drejt Blerta Deliun, deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.Haxha dje gjatë raportimit para komisionit tha se Deliu i ka kërkuar që të punësoj të afërm të saj, ndërsa ajo e kritikoi se ia ka dhënë 400 mijë euro Halil Budakovës, për filmin e Azem Bejtës.

E sot, Zeka, pohon se Haxha kishte nënshkruar një kontratë tepër të dëmshme mes Valës dhe Z mobile, kontratë kjo e gatuar nga të tjerët.Lexojeni se çfarë thotë Zeka për nervozizmin e Haxhës dhe për Thaçin e Veselin:Shyqeri Haxha e ka sulmu pa te drejte Blerta Deliun-Ka deshmu rrejshem nen betim-Ish drejtori ekzekutiv i PTK- Vala, Shyqeri Haxha, erdhi dje nga Londra per te deshmuar per qindra krime te kryera brenda kesaj ndermerreje publike, ne radhe te pare nga Bordi, pastaj menaxhmeti, e sidomos nga presioni politik.

Shyqeri Haxha, i ardhur nga Londra ne ate kohe, kishte nenshkruar nje kontrate teper te demshme ne mes Vales dhe Z-mobile. Thjeshte, nje kontrate e cila ishte gatuar nga te tjeret.Pasi u zgjodhe drejtor nga Presidenti Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ky e nenshkroi ate kontrate ( dhe jo vetem), e cila ja dha teposhezen Vales.Gjate deshmise se tije nen betim, Shyqa ndihej teper i norvozuar kur fliste per presionin politik, kuptohet vetem nga Thaçi dhe Veseli, por ai dje trrgoi edhe nje presion tjeter qe vinte nga Ambasada Amerikane ne ate kohe.Ne krejte kete norvoze, duke dashur t i godiste padronet e tije, Thaçin e Veselin, ai, pa asnje te drejte, pas asnje deshmi, madje nen betim, goditi deputeten e Drenices, zonjen Blerta Deliu, duke e akuzuar ate se gjoja e ka lutur te “punesoje familjar te saje”!

Une e garantoje zotrin Shyqeri Haxha se ka qene nje deputete e PDK-se krejte tjeter, e jo Blerta. Per kete kam fakte dhe deshmi, te cilat munde te ja jap Prokurorise se shtetit.Kerkoje nga Shyqeri Haxha qe publikish t’ i kerkoje falje deputetes Deliu, publikisht te tregoje se me kende e ka ngaterru Blerten, dhe publikisht te tregoje per kercenimet dhe presionet politike, nga askush tjeter, perpos nga kreret e PDK-se.Po te ishte ashtu siç deklaronte Haxha, se gjoja i kane besuar se expert, une ne ate kohe do isha perzgjedhur min drejtor i pergjitheshem i RTK-se. Keta nuk e kane lodhe trurin per expert, as njereze te dishem, po vetem te degjueshem dhe hajna. Deshi apo nuk dedhi Shyqeri Haxha, menaxhimi i PTK se ne ate kohe, po edhe sot, behet nga zyrat e partive. Atehere ishte PDK-LDK, sot jane AAK-Nisma. Prandaj po shkone ne humnere ky vend!!!