Mimoza na prezanton me vajzën e saj, ajo është një super-femër

Ata dikur ishin shumë të pranishëm në skenën muzikore.Me një karrierë të gjatë muzikore, çifti i njohur Shkumbin Kryeziu e Mimoza Mustafa i kanë sjellur publikut këngë e videoklipe të shumta.

Ata kanë realizuar edhe bashkëpunime, të cilat janë vlerësuar e dëgjuar ndër vite, shkruan “Kosovarja”.Përveç sukseseve në skenën muzikore, ata gëzojnë një jetë të lumtur bashkëshortore, ku nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.Rozafa Kryeziu është vajza e tyre dhe njëkohësisht fëmija më i madh. Ajo është një femër e bukur dhe atraktive, e cila shfaqet shpesh provokuese në rrjetet sociale.

Së fundi, Rozafa ka publikuar një foto nga plazhi në llogarinë e saj ‘Instagram’.Derisa të njejtën fotografi të së bijës, Mimoza e ka ndarë me ndjekësit, duke e quajtur atë yll. Edhe kësaj radhe Rozafa duket mjaftë bukur, derisa thekson linjat e saj nga pushimet.