Në pritje të përurimit të bustit të Albright, policet gjejnë kohë për ‘selfie’

Para pak minutash është bërë përurimi i bustit të ish-sekretares, Madeliene Albright, organizim i cili u ndjek nga shumë qytetarë, zyrtarë e media të huaja dhe vendore.Policia ishte në aksion të mbajtjes së rendit për organizimin në fjalë, shkruan ORAinfo.

Por, kishte edhe pjestarë të tillë që zgjodhën hijen për pak pushim.Këtë e bën tri police femra të cilat aty ia ‘shtruan’ muhabetit mes vete, por edhe me qytetarë. E gjatë këtij pushimi shfrytëzuan rastin edhe të bëjnë nga një ‘selfie’ dhe foto njëra-tjetrës.

Ndryshe, në këtë përurim morën pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, gjenerali amerikan, Wesley Clark, Mattheë Palmer e shumë zyrtarë të tjerë./ORAinfo/