(Video)Hotel, pishina, restorante, fusha, lokale, park, gjelbërim, detaje nga Stadiumi ultra-modern Kombëtar(pamje)

Ministria e Sportit e ka prezantuar të premten projektin zyrtar të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, të cilit nuk do t’i mungojë asgjë dhe do të jetë m,ë i miri dhe më moderni në Ballkan. Kosova do të bëhet me stadiumin e futbollit më të mirë në Ballkan, shkruan Gazeta Express.Kështu të paktën dukej projekti zyrtar i prezantuar të premten nga Ministria e Sportit. Një stadium ultra-modern me kapacitet prej 30 mijë ulësesh pritet të nis të jetësohet gjatë këtij viti, ndërsa nuk dihet saktë se kur do të jetë gati ai.

Stadiumi Nacional pritet të kushtojë mbi 50 milionë euro, të cilat do t’i ndajë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ministri i Sportit, Kujtim Gashi e shprehu gëzimin e tij për këtë projekt gjigant, i cili është prioritet i mandatit të tij.

Sipas tij, futbollistët kosovarë e meritojnë një stadium të tillë, pas gjithë atyre sukseseve që po i arrijnë në fushën e blertë. Kurse, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi theksoi se me stadiumin kombëtar po kompletohet infrastruktura e futbollit, pas investimeve tjera që janë bërë nga Ministria e Sportit në këtë drejtim.

E më së shumti ndërtimi i stadiumit kombëtar do t’i gëzojë futbollistët. Disa prej tyre e shprehën gëzimin përmes video-xhirimeve, ndërsa Milot Rashica ishte edhe vetë prezent në Muzeun Kombëtar, ku u prezantua ky projekt gjigant.

Ylli i Kosovës i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur ekipin Verdhekaltër, ndërsa premtoi se ai me shokë do të mundohen ta shpaguajnë Të pranishëm në këtë prezantim kishte shumë personalitete, ndërsa binte në sy një numër i madh i pjesëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e koalicionit qeverisës.Kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe kryeparlamentar, Kadri Veseli theksoi se Rashica me shokë po e bëjnë krenar Kosovën dhe se e meritojnë një stadium të tillë.

Prezantohet projekti i Stadiumit të ri Kombëtar

Prezantohet projekti i Stadiumit të ri KombëtarSi po ju duket projekti i stadiumit të ri?

Geplaatst door Gazeta Express op Vrijdag 14 juni 2019

Stadiumit Nacional të Kosovës, i cili është bërë nga arkitektët turke, nuk do t’i mungojë asgjë.Përreth tij do të ndërtohet një hotel, restorante, pishina, lokale, park, gjelbërim, parking e shumë gjëra të tjera përcjellëse.GE