Mogherinit po i vjen fundi, këta janë pesë emra të mundshëm për në krye të dialogut

Federica Mogherini u përballë me akuza pas ndaljes së dialogut Kosovë-Serbi.ën kryesimin e saj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është future në një qorroskak, ndërkohë pritet që emri i ri që do ta pasojë Mogherinin në vjeshtë do ta rikthejë në jetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.Siç shkruam gazeta serbe ‘blic.rs’, bazuar në burime diplomatike, në lojë për të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të kryenegociatorit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pesë persona.

Partia Popullore Evropian llogaritë jashtëzakonisht shumë në emrin e Andrej Plenkovic i cili është edhe kryeministër i Kroacisë.Përveç Plenkoviç një emër tjetër që përfolët se mundtë zë vendin e Mogherinit, është politikani francez, Michel Barnier, i cili ka qenë negociator ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së, për Brexit.Emri i tretë është ai i Frans Timermans, politikani holandez i cili ka shërbyer në postin e zëvëndësit të partë të presidentit të Komisionit Evropian.Pas Timermans, në garë për të marrë postin e kryenegociatores është diplomatja gjermane, Helga Schmidt. Schmidt ka qenë Sekretare Gjenerale e EEAS ( European Uninon for External Actions). Schmidt në Bruksel punon që nga viti 2006.

I fundit emër që përflitet se mund të merr rolin e Mogherinit, është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak. Mbetet të shihet se kush do të zgjidhet, pasi që Merkel dhe Macron kanë pasur mospajtime rreth emrit të ri që duhet të merr kryesimin e Komisionit Evropian, ndërkohë pritet që kjo dyshe Francë-Gjermani të vendosin për emrin e ri që do të drejtojë KE-në.