Thaçi dhe Haradinaj shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur

Sot ndërroi jetë gazetari i njohur kosovar, Lekë Zherka.Për të nderuar veprën e tij sot shkroi edhe presidenti Hashim Thaci dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përcjell ORAinfo.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi Thaci.

Ndërsa, Haradinaj tha se Leka ishte ndër gazetarët që vendosi bazat e një gazetarie profesionale.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Lekë Zherka. Leka, bashkë me shumë kolegë të tjerë, vendosi bazat e para të gazetarisë profesioniste në Kosovë dhe edukoi shumë gjenerata në këtë frymë, në mediumet ku punonte. Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Lekë!”.