Istogun dhe Lipjanin e “mbulon” breshëri

Mot jostabil po mbizotëron në vendin tonë.Ka disa ditë që temperaturat në vend janë ngritur dhe po mbretëron saktësisht një verë e nxehtë.

Por sot edhe pse në disa vende të Kosovës temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të larta , në Istog dhe në Lipjan pati të reshura të shumta të shiut.Përpos reshjeve të shiut nuk mungoi as breshëri.

Nuk dihet nëse reshje të tilla të shiut do të mbretërojnë në gjithë vendin, por sigurisht se gjithkush po zgjedh ndonjë mundësi për t’i ikur kësaj nxehtësie që po mbretëron gjatë këtyre ditëve