Lajm i mirë për kosovarët, Shqipëria fillon heqjen e tarifave roaming

Një lajm i mirë ka ardhur nga Shqipëria.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.

Pra të gjithë kosovarët të cilët vizitojnë Shqipërinë tashmë mund të komunikojnë pa roaming.Ja postimi i plotë i ministrit Lluka:

Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun. Komunikim të këndshëm!