A e keni ditur, aktori i njohur me prejardhje shqiptare ishte në lidhje me “Azrën”

Është ndër aktoret me të dashura turke.Alina Boz, aktorja e njohur e serialit “Mos ma lësho dorën” i cili është duke u transmetuar në ekranin e RTV 21 është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.Për 21-vjeçaren shkruhet mjaft shumë si për jetën e saj profesionale ashtu edhe për private.

Së fundmi, për të është shkruar shumë se ajo këtë vit do të martohet me partnerin e saj, Mithat Can Ozer, shkruan rtv21.Të gjitha këto lajme aktorja i ka mohuar duke thënë se asgjë nuk është e vërtet.

Sipas mediave turke, Alina për katër vite radhazi ishte në lidhje me aktorin turk me prejardhje shqiptare Burak Yoruk i cili aktualisht luan në serialin shumë të shikuar në Turqi, “4N1K Yeni Başlangıçlar”.Dyshja raportohet se lidhjes së tyre i kanë dhënë fund në vitin 2018, këshut duke vazhduar rrugët e tyre ndaras. Aktori në muajin prill ka zbuluar se ka prejardhje shqiptare, përmes një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube. Nëna e Burakut është shqiptare.