Haradinaj thotë se Kosovarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu

Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të Refugjatëve ka thënë se kosovarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën Botërore të Refugjatëve ka përkujtuar ata që janë larguar nga vendi në luftën e fundit.Në një postim Haradinaj ka shprehur respekt për miqtë që u ofruan strehim familjeve shqiptare atë kohë.

Më poshtë postimi i Haradinajt: Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.

Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira!