Kujdes: Vetura juaj do të konfiskohet nëse e parkoni në këtë pjesë të Prishtinës

Nëse parkoni në këtë pjesë të Prishtinës vetura juaj do të konfiskohet.Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në 24:00 kushdo që ka veturë të parkuar apo parkon në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë, do t’i konfiskohet.

Rruga ndodhet në rrethinë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe Policia ka ndërmarrë këtë aksion për shkaqe sigurie.Sot do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale të rrethit parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Nga ora 15:00 Tre Penne luan kundër Santa Coloma ndërsa Feronikeli ndaj Lincoln Red Imps zhvillohet nga ora 20:45.