Cilat janë shtetet që pranojnë më së shumti emigrantë? Vendi i dytë do ju befasojë

Kombet e Bashkuara kanë dalë më shifra zyrtare që tregojnë se sa emigrantë jetojnë në shtete specifike, transmeton Gazeta Express. Sipas Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të emigrantëve me 48 milionë, kjo është pesë herë më shumë se Arabia Saudite që ka 11 milionë dhe gjashtë herë më shumë se Kanadaja që ka 7.6 milionë emigrantë që jetojnë në atë vend.

Rusia gjendet në vendin e dytë me 11.6 milionë emigrantë. Gjithsesi përqindja e këtyre numrave kundrejt popullsisë së përgjithshme është shumë e ndryshme pasi që numri i emigrantëve në ShBA përfaqëson vetëm 15% të popullsisë totale, ndërsa në Kanada dhe Arabi Saudite është 21% dhe 34% respektivisht.

Në disa shtete emigrantët janë më të mëdhenj në numër se sa popullsia vendase. Shembull janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 87% popullsi emigrante, Kuvajti me 73%, Katari me 68%. Këtu emigrantët vijnë thjeshtë pasi që kanë një mundësi më të mirë për të përfituar ekonomikisht.

Bashkimi Europian mbetet një vend i “ëndërrave’ për emigrantët, pasi që aty janë kushte shumë të mira për punë dhe një standart i lartë i jetës. Numri i emigrantëve është gjithsesi i vështirë për të u matur saktësisht. Kjo për arsye të ndryshme.Shtetet prej nga vijnë shumica e emigrantëve janë ato të Ballkanit, Afrikës dhe Lindjes së Mesme./ /GExpress/