Cima sot feston ditëlindjen, kështu u befasua nga familja përderisa ishte duke fjetur

Kështu u befasua Cima për ditëlindje derisa ishte duke fjetur.Humoristi i njohur dhe shumë i dashur, Rasim Thaçi-Cima sot feston ditëlindjen. Aktori i mirënjohur nga Drenica sot feston 70 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.

Në minutat e parë të ditës së sotme, aktori u befasuanga familja. Djali i tij, së bashku me nipin e befasuan duke i kënduar derisa ai ishte duke fjetur.Videon e befasisë aktori e publikoi për ndjekësit në instagram, teksa shkroi edhe një postim, me ç’rast falënderoi familjen. “I bana 70 vjet , po me men si një 7 vjeçar 13.07.1949. Faleminderit për befasinë Familja ime”, shkroi ai.

Aktorin me rastin e 70 vjetorit të lindjes me fjalë të mira e uroi bashkëshortja e tij, Shukria. “Shum urime ditlindja festofshim edhe shum vite s’bashku me fëmijët tanë dhe me nipa e mbesa që na lumturojnë çdo ditë”, shkroi ajo në videon e publikuar në instagram, teksa shumë ndjekës po e urojnë Cimën për ditëlindje.