Gërvlla thotë se Thaçi e Veseli janë komandantë të turpit

Donika Gërvlla thotë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë komandantë të turpit.E bija e atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika, është përfshirë në debatin e nxitur nga deklaratat e historianit Jusuf Buxhovi, rreth luftës së UÇK’së.Ajo i ka këkruar Gani Kocit që të mos i shfrytëzojë emrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës për të luftuar kundërshtarët e tij, pasi që Koci menjëherë pas intervistës së historianit Buxhovi, kishte thënë që para se të flasë për luftën e UÇK’së, Buxhovi duhet të përgjigjet për ‘vrasjen Jusuf e Bardhosh Gërvallës’, shkruan Gazeta Express.

Në shkrim e sipër, Gërvalla ka thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi, Haradinaj e Azem Syla janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK’së.“As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së”, ka shkruar Gërvalla.Në fund ajo ka thënë se nuk pajtohet me gjithçka që thotë Jusuf Buxhovi, sidomos për LDK’në e viteve 90-ta, për të cilën periudhë, Donika thotë se e ka përjetuar edhe vetë.

Reagimi i plotë:Mbeturinat dhe Gani Koci-Kur njerëz si Gani Koci, si reagim ndaj një deklarimi publik, fillojnë të sulmojnë dhe të etiketojnë njerëz si mbeturina, të cilat qenka dashur të pastrohen, nuk të mbetet tjetër përveç se të ulërish me të madhe nga neveria. Të ndërgjegjshëm që fjala e tyre nuk vlen as deri tek qoshja e rrugës, njerëz si Gani Koci nuk kursejnë emra të respektuar nga qytetarët e Kosovës, për t’i bërë më të besueshme pallavrat e tyre.Kërkova me mirësjellje nga Gani Koci që të mos keqpërdorë emrin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës për të bërë sensacione në Facebook dhe për të luftuar kundërshtarët e tij. Aq më tepër kur deklarata të tilla bazohen vetëm në spekulime dhe në asnjë fakt objektiv. Përgjigje e tij ishte thjesht retorikë boshe. Qeveritë e ndryshme të Kosovës, pra as miqtë e Gani Kocit dhe as ata të LDK-së ose të partive të tjera, gjatë 20 viteve të fundit as edhe një fakt objektiv nuk kanë marrë mundimin të gjurmojnë rreth atentatit të 17 janarit 1982. Nuk ka pasur as përpjekjen më të vogël për hedhur dritë në këtë ngjarje. Po të doja edhe unë të spekuloja, do të thoja se kanë arsye t’i mbajnë gjërat të fshehura. Por unë nuk jam Gani Koci dhe nuk spekuloj e nuk luaj me dinjitetin e tjetërkujt.

Gani Koci dhe të gjithë ata që flasin në emër të luftëtarëve të UÇK-së sot e dinë mirë që asnjë prej këtyre luftëtarëve nuk ka shkuar në UÇK që Shtabit të Përgjithshëm dhe përfaqësuesve politik të UÇK-së t’iu servojnë koka shqiptarësh. Keqpërdorimi i ushtarit të virtytshëm, trim dhe të urtë, i cili kishte dalë të mbronte pragun e shtëpisë dhe të luftonte për lirinë e Kosovës duhet të marrë fund. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së.Dhe në fund më lejoni të shtoj edhe këtë: A pajtohem unë gjithmonë dhe me gjithçka që thotë dhe bën apo ka bërë Jusuf Buxhovi? Jo!nVlerësoj shumë prej qëndrimeve të tij dhe në të njëjtën kohë jam skeptike ndaj një pjese të shkrimeve të tij, dhe sidomos atyre që përshkruajnë një LDK të viteve ’90 si një LDK krejt tjetër nga ajo që e kam përjetuar vet nga shumë afër dhe nga brenda.