Për herë Xhensila dhe Besi e shfaqin vajzën në publik

Xhensila dhe Besi shfaqin për herë të parë vajzën në publik.Dje festoi ditëlindjen vajza e çifit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ajka mbushi një vjet. U deshtë të kalonin 12 muaj që fansat e çiftit ta shihnin Ajkën.

Përveç fotografive të publikuara dje nga Besi dhe Xhenslia që paraqisnin vajzën e tyre të sapolindur, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video ku shfaqet Ajka gjatë ditëlindjes, përcjell rtv21.

Me fustan të kuq dhe kordele në kokë, vogëlushja duket shumë simpatike, dhe shihet se ka marrë tiparet e dy prindërve. Ajka është fëmija i parë dhe i vetëm i çiftit Kallaku.