“53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

-

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish- këshilltarit të tij Eset Berishës dhe N.Sh, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ata dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B“, thuhet në njoftim.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit