Saturday, January 23, 2021
Home Video dhe Kuriozitete 6 GJALLESA TË TEJDUKSHME QË MBAN TOKA

6 GJALLESA TË TEJDUKSHME QË MBAN TOKA

Fuqia për të qenë të padukshëm ka kapluar imagjinatën tonë qysh në kohërat e hershme, duke nisur me mitet dhe legjendat antike e deri tek fantazitë moderne.

Një mënyrë e tillë është të lësh dritën të të depërtojë dhe të bëhesh transparent. Por për diçka të tillë duhet një ind specifik i cili as nuk e absorbon e as nuk e reflekton dritën. Dhe fatmirësisht natyra e Tokës është e mbushur me shembuj të pafundmë të tillë.

“Tejdukshmëria është forma më e mirë e kamuflazhit. Gjendet shpesh në speciet nënujore”, shpjegon ekologjisti James Barnett.

Më poshtë do të listojmë gjashtë gjallesa të mrekullueshme që e vënë në zbatim këtë formë kamuflazhi.

Kallamari

Përvec stomakut dhe syve, kjo lloj gjallese është totalisht e tejdukshme. Jeton në oqeane. Arsyeja përse nuk i kanë sytë transparente është sepse përmes dritës thithin fotoforet dhe vetëm kështu mund të mbijetojnë.

Bretkosat e qelqit

Të brendshmet e kësaj lloj bretkose janë të dukshme, por barku është transparent dhe në këtë mënyrë i largojnë grabitqarët.

Krustacet

Krustacet kanë një mënyre shumë të veçantë të kamuflimit, pasi përveç transparencës, retina e tyre e syrit merr ngjyrën e ambientit përreth. Kjo gjallesë e thellësive të detit ka sy në rreth 50% të trupit të vet.

Kolibri

Kjo gjallesë përdor krahët e vet për të qenë transparente dhe kamufluar trupin e saj.

Ngjalat

Shumë ngjala, në momentin që lindin janë të tejdukshme si një mënyrë për t’u rritur pa probleme nga sulmet.

Lulet “skelet”

Lulet “skelet” janë në pamje të parë të bardha, Por kur bie shi ato bëhen komplet transparente dhe ngjajnë si kristale të vegjël e delikat. Ngjyra e bardhë nuk vjen nga ndonjë pigment, por nga sipërfaqja e fortë petalore e tyre e cila reflekton dritën.