A do të jetë Vjosa Osmani e vetmja kryeministre femër, pas Kaqusha Jasharit

Tashmë është e qartë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vendosur emrin e kandidatit të saj për kryeministër. Vjosa Osmani të hënën e ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për kandidate për kryeministre të Kosovës.Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka përzgjedhur liderin e saj Albin Kurtin. Madje po këmbëngul që pavarësisht një koalicioni nuk do të heq dorë nga pozita e kryeministrit.Në të gjitha qeveritë e deritanishme nuk kemi pasur një femër në krye. Që nga viti 1987 kur Kaqusha Jashari, nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës, ishte kryeministre e Kosovës në mandate dy vjeçar, kanë pasuar vetëm meshkujt në këtë pozitë. Kështu, nga Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi, Agim Çeku, Isa Mustafa, e së fundi Ramush Haradinaj, të gjithë kanë qeverisur për mandate me radhë.

Si emër i mundshëm për të qeverisur në qeverinë e ardhshme, po përmendet anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo do të ishte femra e parë në Kosovën e pas luftës që e qeverisë vendin.Gecaj: LDK-ja ka kuadro për kryeministër nga të dy gjinitë-Zyrtari i kësaj partie, Bajram Gecaj në një përgjigje për “Bota sot” thotë se, LDK-ja ka kandidatë të aftë nga të dy gjinitë për postin e kryeministrit.“Unë nuk e lidhi mandatin qeverisës me gjini në asnjë rast, por ke kapacitet dhe kualitet të kandidatit. Megjithatë, mund t’u them lirisht se në kuadrin e LDK-së kemi kandidatë të aftë nga të dy gjinitë”, thekson Gecaj.

Mehmeti: Osmani ka vizion, strategji, dëshirë e vullnet-Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një përgjigje për gazetën thotë se Kosova duhet të qeveriset nga dikush që vizion dhe vullnet për të punuar për popullin.“Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga dikush që ka vizion, strategji dhe dëshirë e vullnet për të punuar për popullin. Vizioni i ri sintetizohet tek zonja Osmani, e cila nuk përkrahet për shkak të gjinisë por me tepër për vizionin që ajo përfaqëson”, thotë analisti Mehmeti.Ai thotë tutje se Vjosa Osmani do të jetë një kandidate e fortë nëse nominohet nga LDK-ja, e cila poashtu, sic thotë Mehmeti ka përkrahje edhe nga partitë tjera.“Në këtë sens Vjosa ka mbështetje të gjerë, dhe do jetë kandidate e fortë nëse nominohet nga LDK. Shpresoj se me Vjosën të bashkohen të gjithë të rinjtë që qeverinë e ardhshme e shohin si shërbëtore ndaj qytetarëve, dhe jo e kundërta. Gjithashtu, Vjosa ka ngjallur një përkrahje edhe tek partitë tjera, çka e bën figurën e saj potencialisht të fortë për të qeverisë me vendin”, thekson ai.

Krasniqi: Vjosa Osmani do të ishte kandidatja më e mirë e mundshme-Ndërkaq analisti Faik Krasniqi thotë se fillimisht duhet të fitohen zgjedhjet, ndërsa Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë e mundshme.“Për të qeverisur vendin duhet të fitohen zgjedhjet. Vjosa Osmani do të ishte kandidatja më e mirë e mundshme”, thekson Krasniqi.Ai thotë me tutje se LDK-ja nuk është ende e gatshme që të përfaqësohet me një kandidate sikurse Vjosa Osmani, pasi sipas tij, në këtë mes janë interesa të ndryshme të zyrtarëve të lartë të LDK-së.“Por garda e vjetër e LDK-së nuk janë akoma të gatshëm që të vënë një kandidate si Vjosa, edhe pse e dinë që ajo do të ishte një kandidate serioze për t’i fituar zgjedhjet. Në mes janë interesa të ndryshme të zyrtarëve të lartë të LDK-së, që e pengojnë një gjë të tillë. Dialogu me Serbinë në anën tjetër, dhe ata që e kane nisur këtë dialog, edhe duan ta përfundojnë”, vlerëson aiNdryshe, qeveria e fundit Haradinaj u shpërbë pak kohë më parë, ku pas një ftese që i ishte bërë ish kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale, aid ha dorëheqje duke shkuar në shpërbërje të qeverisë. Ndërkaq, në seancën e fundit të Kuvendit, javën e kaluar, edhe ky institucion u shpërbë, ndërsa deputetët po vazhdojnë fushatën e hershme zgjedhore, e madje janë krijuar edhe disa koalicone.