A është kjo arsyeja pse PDK nuk e voton Osmanin për presidente?

Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Po ashtu, zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se PDK voton vetëm president konsensual.

Për këtë ka reaguar ish kandidati për deputet nga Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi.

Ai në një postim në Facebook, ka treguar arsyen se pse PDK-ja nuk do ta votojë Osmanin për presidente.

Postimi i plotë:

Sa të ndershëm këta të PDK-së!

Nuk e votuakan Vjosa Osmanin pse ajo e paska përçarë LDK-në, apo siç thonë ata, sh’pinë e vet. Mos na le zot pa kojshi të mirë!