AAK nuk përfill SHBA-në, sërish kandidon me njerëz të akuzuar

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett sot gjatë ditës ka vlerësuar si lajm të mirë ngritjen e aktakuzave për ish-deputetët Shkumbin Demaliaj (AAK) dhe Milaim Zeka.

Por, pak orë më vonë partia e Haradinajt duke injoruar tërësisht SHBA-të e ka futur sërish në listën e kandidatëve për deputet Shkumbim Demaliajn.

Demaliaj është numër 19 në listën e AAK – PSD si kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.