“Adios”Valverde, Barcelona gjen trajnerin e ri

Xavi, do t’i japë Barcelonës vendimin e tij sot nëse ai do të pranojë ofertën e tyre për t’u bërë menaxheri i rradhës i klubit, raporton Mundo Deportivo.

Ish-mesfushori legjendar, aktualisht trajner i Al-Sadd, raportohet se do të preferonte të bashkohej gjatë verës, por mund të merrte punën menjëherë.

Ai është raportuar se është befasuar kur i është ofruar punë kaq herët në karrierën e tij stërvitore, pasi kishte deklaruar se menaxhimi i Barçës ishte ëndrra e tij.