Ahmeti për 59 vjeçarin nga Prishtina që ndërroi jetë nga koronavirusi: S’kishte familjarë e as simptoma të virusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi të bërë në llogarinë Facebook, ka treguar në lidhje me viktimën nga Prishtina, që vdiq si pasojë e COVID19.Ai tha se S.N. në gjendje të rëndë sociale kishte jetuar për vite të tëra në kontejnerë në Fushën e Pajtimit, transmeton Indeksonline.

“Nuk kishte familjarë dhe me sëmundje të rënda kronike. Në vitin 2015 nevojiteshin negociata për ti larguar ato familje nga kontejnerët. Edhe pse premtonim pagesën e qerasë, familjet në gjendje të rëndë frigoheshin ta lenin kontejnerin e vetë për një banesë me qëra duke mos ju besuar institucioneve.

Që atë vit, S.N. e kkemi vendos në banesë me qëra në Prishtinë. Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të. Kështu ndodhi edhe javen e kaluar kur njëri prej kojshive na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike”, shkruan Ahmeti.Ai tutje thote se edhe pse nuk kishte simptoma të virusit, megjithatë mjekët vendosen që ta testojnë. Doli pozitiv testi. Sot në mëngjes, S.N. ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga komplikimet nga sëmundjet.

“Janë marr të gjtha masat e protokolit.Por ky status nuk ishte vetëm për të ju kujtuar rreziqet nga virusi.Ky status ishte për ta kujtuar një qytetar të Prishtinës, i cili kisht e jetë të vështirë, shumë më të vështirë se sa që të gjithë ne mund ta imagjinojmë. Me sëmundje, pa të ardhura, pa familje. Meqenëse ka pak njerëz që mund ta kujtojnë, e edhe më pak njerëz që mund ta varrosin, ta kujtojmë të gjithë së bashku, e me këtë edhe të mendojmë për virusin, por edhe më shumë për solidaritetin. U prehtë në paqe”, përfundon kryetari Ahmeti.