Ajeti i Kuranit që u lexua në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës “Katar 2022”

-

Kampionati botëror në Katar, i 22-ti me radhë, fillon sot në orën 17:00. Ndeshja hapëse është ajo mes skuadrës nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit.

Më shumë se një orë para kësaj sfide, si zakonisht është organizuar edhe ceremonia hapëse e cila ka qenë spektakolare, njoftojnë mediat e huaja.

Gjatë kësaj ceremonie është lexuar edhe një ajet nga libri i shenjtë i Kuranit.

Ky ishte ajeti i Kuranit që u lexua gjatë ceremonisë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.  [[El-Huxhurat:13]]

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE