Aksident mes tri veturave te “Kroni i Mbretit”, dy të lënduar

-

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht te vendi i njohur “Kroni i Mbretit” rreth orës 12:25.

Nga Policia i kanë thënë Sinjalit se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha njoftoi se dy persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore për ta trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit