Aksidenti i rëndë , ndërron jetë në spital drejtuesja e automjetit

Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në autostradën Lezhë-Milot.=

 

Ajo ndodhej prej 24 orësh në gjendje kome, në spitalin e Traumës, në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë ajo kishte pësuar shumë dëmtime dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.