Aksion i policisë në Zveqan: Konfiskohet kokainë, vetura, armë e dokumente të falsifikuara

-

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të policisë në Joshevik të Zveqanit pasditen e djeshme.

“Nga ta janë sekuestruar: vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pistoletë, një karikator, katër (4) fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë (5) qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike” thuhet në raportin policor

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Rasti është duke u hetuar.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE