Alarmante: Hashim Thaçi me skenar të ri për ta zhbërë Gjykatën Speciale, kjo është frika e tij…

Amendamenti i propozuar nga presidenti Thaçi që ndërlidhet me mandatin e Gjykatës Speciale, ka nxitur reagimin e Prokurorisë së Specializuar. Në opinionin e saj, drejtohen akuza të ashpra ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili sipas tyre, po e tenton zhbërjen e Speciales. “Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘Sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i gjykatës tashmë ka skaduar në gusht të vitit 2020. Pasoja e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga KSC / SPO që nga ajo kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”, thuhet në opinionin e Prokurorisë së Specializuar.

“Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara. Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të KSC / SPO, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, thotë tutje Prokuroria e Hagës në opinionin e saj.

Krejt kjo, sipas analistit politik, Nexhat Haziri është një përpjekje e Hashim Thaçit që ta zhbëjë Gjykatën Speciale. “Është shumë evidente dhe e dukshme tentativa e presidentit Thaçi për ta zhbërë Gjykatën Speciale duke u thirrur në mandatin e skaduar të Gjykatës Speciale, dhe përmes ndryshimeve të e propozuara, Thaçi po synon ta ri paraqes ose riformuloj mandatin e kësaj Gjykate përmes Kuvendit të Kosovës, duke penguar që kjo ta përmbush misionin e saj”, thotë Haziri për “Bota sot”. Haziri shprehet se kjo është një përpjekje e dështuar e presidentit Thaçi, për të cilin thotë se me vizitat e tij në Bruksel dhe Uashington ka tentuar të gjejë përkrahje për një gjë të tillë. “Është një përpjekje e dëshpëruar e z. Thaçi në këtë drejtim, pasi në çdo veprim të tij tashmë konsiderohet si konflikt interesi për shkak se ai ka një aktakuzë të propozuar nga zyra e prokurorit të Gjykatës Speciale me të cilën dyshohet për 100 vrasje, dhe është një aktakuzë serioze e cila jo lehtë mund të hedhet poshtë. Edhe vizitat e fundit të presidentit Thaçi në Bruksel dhe Uashington, ishin pjesë e këtij misioni që përmes lobistëve të ndryshëm Thaçi ka tentuar që gjejë përkrahje për zhbërjen e Gjykatës Speciale, gjithnjë duke u thirrur në skadimin e mandatit të saj”, thekson Haziri.

Për fund, analisti Haziri thotë se këto veprime, tregojnë frikën e Hashim Thaçit. Realisht me këto veprime presidenti Thaçi po e shfaq frustrimin e tij dhe frikën që ka në raport me Gjykatën Speciale dhe aktakuzën e propozuar nga zyra e prokurorit, e cila aktakuzë pritet t’i vërtetohet këto ditë dhe të filloj procesi gjyqësor ndaj tij. Çdo përpjekje e tij për ta kundërshtuar një proces drejtësie, krijon bindjen e fajësisë që ai mbanë për ato që i ngarkohen në aktakuzë, dhe do bënte mire që këtë proces ta pres me qetësi. Gjykata Speciale nuk është kundër Kosovës, nuk është kundër luftës së UÇK-së, është në shërbim të drejtësisë për të zbardhur një anë të errët të veprimtarisë së disa individëve që kanë abuzuar me përgjegjësitë që i kanë pasur gjatë luftës në Kosovë”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri./botasot