Albin Kurti i bindur: Disa persona të LDK-së duan ta shtyjnë deri në fund marrëveshjen

0
126

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shprehet i bindur se ka brenda LDK-së që nuk e duan koalicionin me të.Ndërsa ka thënë se një pjesë tjetër brenda LDK-së po duan që marrëveshjen ta shtyjnë deri në fund të afatit.

“Nesër bëhet një javë që ne e kemi dorëzuar propozimin të LDK-ja. Prej nesër na mbesin edhe 8 ditë, diku deri më 4 shkurt. Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë ditës së diel në një të pame në rajonin e Pejës, ku qëndroi për kryeshëndosh bashkë me kryeparlamentarin.