Albin Kurti injoron Mustafë Bajramin, nuk e fut në listën për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë, të cilën e ka dorëzuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por ajo që bie në sy është lënia jashtë liste të aderimit që bëri ‘bujë ‘, Mustafë Bjaramit, shkruan Gazeta Metro.

Majrami i cili me profesion është teolog, para se të bashkohej me VV’në, ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi”, shkruante atëbote, Haradinaj në njoftimin e tij.

Megjithatë, ndryshe e përshkruante teologun kryetari i VV’së, Albin Kurti, pasi Bajrami aderoi në partinë e tij në prag të 2020’ës.

“Mustafë Bajrami është autor i katër librave në fushën e logjikës, dy librave në filozofinë islame, një në marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, si dhe përkthyes i 10 veprave nga anglishtja, turqishtja dhe arabishtja. Po ashtu është edhe autor i një morie punimesh në teologji, filozofi, politikë dhe diplomaci si dhe i qindra shkrimeve e opinioneve”, deklaronte Kurti në njoftimin për aderim.

Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në…

Posted by Albin Kurti on Saturday, December 19, 2020

Për këtë aderim, Kurti ishte kritikuar nga anëtarë të VV’së.

Kryetarja e njërës nga degët e Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë, Gresa Ramadani, i ka shkruar Kurtit se VV’së po i mungo vetëm Gëzim Kelmendi dhe Shefqet Krasniqi për ta kompletuar mozaikun.

Ajo tutje kishte thënë se as Labinote Demi, deputetja e VV’së, dhe as Xhevdet Malokun, prurja e disa ditëve më parë nga partia ‘Fjala’, nuk përfaqësojnë programin kombëtar të VV’së.

Ramadani i kishte shkruar tutje Kurtit se me prurjen e këtyre personave në VV, po lëndon shumë zemra.

“Labinoten e kena, Xhevdetin po tash ky, po i presim Gëzim Kelmendin edhe Shefqet Krasniqin edhe mozaikun po e kompletojmë!!!!
Asnjoni prej emrave që ceka më lart nuk mund të na përfaqësojnë në programin tonë kombëtarë .
Me këta persona po lëndon shumë zemra, dhe ta dish që asnjëri nuk do të jetë për ty aty kur ti ke nevojë, ndërsa NE PO!”, kishte shkruar Ramadani../gazetametro