Alketa Vejsiu: Në Shqipëri kishte thuajse festë kombëtare, ka një mesazh për kryeministrin Rama

Moderatorja shqiptare mori vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar pasi u shfaq në skenën e “Sanremos” për të prezantuar e kënduar.Përvojën e saj e tregoi në emisionin “Un Giorno da Pecora”, në Rai Radio1, ku tha se në Shqipëri ishte thuajse festë kombëtare.

Megjithatë ende nuk ka marrë një kompliment nga kryeministri Edi Rama për arritjen e saj.”Do të dëshiroja të njihja Silvi Berlusconin. Kryeministri shqiptar? Ai ende nuk më ka thirrur për të më uruar, mendoj se do ta bëjë nesër. Në Shqipëri kishte pothuajse një festë kombëtare”, u shpreh Alketa.

Mbrëmja e së enjtes së 6 shkurtit do të jetë padiskutim e paharrueshme për moderatoren Alketa Vejsiu.Nga teatri Ariston, Alketa ka folur për këtë ëndërr të madhe, por edhe për lidhjen mes dy popujve, në një monolog të mbushur me fjalë zemre dhe përjetime personale.

Alketa këndoi këngën “Una lacrima sul viso”, bashkë me Bobby Solo, duke kujtuar në monologun e plotë që gjeni më poshtë se ishte kënga e preferuar e të atit.