Ambulanta në Mitrovicë grabitet për të dytën herë

Në vendin tonë grabijet po vazhdojnë të jenë të shpeshta.Sot është raportuar një rast në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë.

Në këtë fshat persona që ende nuk janë identifikuar kanë kryer grabitje.Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Avni Zaiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicë.

“Në mëngjes është raportuar për një vjedhje që ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë. Rasti është nën hetime dhe nuk dihen dëmet që janë shkaktuar”, ka thënë ai.Ndryshe, ambulanta në fjalë për të dytën herë bëhet pre e grabitjes që nga inaugurimi.