Anton Quni: Vjosa Osmani do t’ia kthejë shpresën të zhgënjyerve në Kosovë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, beson se kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani, do t’ia kthejë shpresën qytetarëve të zhgënjyer në Kosovës.Ai, fton të gjithë që në zgjedhjet e 6 tetorit, në mënyrë masive të dalin të votojnë për Vjosën.

“Së pari më lejoni të ju them se me 6 tetor është shumë me rëndësi që qytetari ynë të dal në mënyrë masive për të votuar. LDK-ja garon me kandidaten që do të bëjë ndryshimin pozitiv dhe do t’ia kthejë shpresën qytetarit të zhgënjyer të Kosovës”, tha ai për “PrizrenPress”.Quni, i cili në këtë zgjedhje garon për deputet të Kuvendit të Kosovës, premton se do të punojë për të mirën e vendit.

“LDK garon me një listë të mirë, ndërkaq vota për mua do të ishte votë që më obligon të punoj edhe më shumë, të angazhohem për një Kosovë të sigurt për gjithë qytetarët e saj”, shprehet ai.Quni tha se Qeveria që do të drejtohet nga Vjosa Osmani, do t’i kushtojë vëmendje Prizrenit.“Duke qenë qendra e dytë më e madhe urbane, pas kryeqytetit, mendoj se Prizreni meriton vëmendje më të madhe”.“Mendoj se është me interes që të përpiqemi të shtyjmë përpara disa projekte për permiresimin e infrastrukturës së përgjithshme për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, sidomos në zonat për rreth qytetit”.

“Do të insistoj edhe në krijimin e një strategjie të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së larmishme kulturore të Prizrenit, por gjithsesi fusha e sigurisë do të mbetet angazhimi im primar”. Quni tregon se LDK-ja në Prizren është duke u mobilizua që me 6 tetor Vjosa Osmani të dalë fituese e zgjedhjeve.