Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

-

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj erdhi pas spekulimeve të shumta dhe është bërë zyrtarisht i njohur përmes një prej kronikave të përjavshme të emisionit të njohur “Prive”, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh për lajmin e gëzueshëm.

Arta, e cila ka qenë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe rrjeteve sociale, ka vendosur të tërhiqet paksa nga vëmendja publike dhe të përqendrohet në jetën personale.

Burimet pranë saj kanë zbuluar se ish-aktorja e “O Sa Mirë” është disa muajshe shtatzënë dhe po pret një djalë, gjë që padyshim shton akoma më shumë emocionet dhe pritjen për ardhjen e fëmijës së saj.

Gjithashtu, Arta Nitaj raportohet të jetë zhvendosur në Tiranë, ku duket se po gëzon momentet e saj të lumtura në pritje si nënë për herë të parë.


Arta Nitaj (Foto: Arkiv)
Ky zhvillim i ri i jep fund periudhës së saj të mungesës nga syri i publikut dhe hap një kapitull të ri në jetën e saj. burimi telegrafi

Duket se modelja dhe tashmë nëna në pritje po përjeton një nga udhëtimet më të mrekullueshme të jetës dhe ia urojmë të gjitha të mirat në këtë aventurë të re.Telegrafi

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit