ASK: këto janë çmimet e produkteve bazike per diten e hënë

-

Agjencia e Statistikave të Kosovës i bëri të ditura çmimet mesatare të disa prej artikujve bazikë për ditën e hënë.

Një kilogram patate kushton 0.69 euro, një kilogram fasule 3.28 euro, 1.50 euro kilogrami i spinaqit, çaji 8.76 euro, ajka 1.48 euro, djathi 6.01 euro, kafeja 6.54 euro e vaji i lulediellit 2.19 euro.

Ndërsa, çmimi i naftës është 1.78 euro për të hënën, derisa benzina 1.40 euro.

Produkti i vetëm që ka pësuar ndryshim të çmimit nga 11 tetorit është çaji, që kushtonte 7.99 euro.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE