“Ausllanderi” ua jep 5 mijë euro dy personave në Istog për t’i gjetur një nuse, ja çka ndodhi më pas?

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një mashtrim në Istog.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestonte dy persona, pasi që ata kanë pranuar 5 mijë euro nga një person, për t’i gjetur një vajzë për t’u martuar.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime, transmeton IndeksOnline.

Istog, 2020 NN. Më 20.01.2021 pas disa hetimesh të zhvilluara, policia ka arritur t’i arrestonte dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë me dyshimin se ata gjatë një periudhe kanë kryer veprën e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar, lidhur me një marrëveshje që kishin ndërmjet vete viktima ua kishte dërguar rreth 5.000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit t’ia gjenin një vajzë për t’u martuar. Por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.