Babi i Shkendije Mujaj aderoi në dy parti politike brenda dy jave

Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, sot i është bashkuar Partisë Demokratike tët Kosovës. E këtë e ka konfirmuar kreu i PDK’së, Kadri Veseli. Por, Mujaj gjithashtu para dy jave kishte aderuar edhe në AAK.Me 21 gusht, Hasan Mujaj së bashku me disa të tjerë ishin prezantuar si aderime nga anëtari i AAK’së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Pejë, Ali Berisha.

Babai i solistes Shkendije Mujaj aderon në PDK-Ali berisha kishte shkruar se ‘Projekti 100% Kosova’ po masivizohet. Dhe se në degën e AAK’së projektit iu bashkua edhe Prof. Dr. Hasan Muja.-Ndërsa Kadri Veseli sot ka shkruar se Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar edhe një figurë e respektuar në rajonin e Dukagjinit. Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, tani kontributin e tij do ta japë edhe përmes politikës.

Ai iu bashkua vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë tanë”. Hasan Mujaj është babai i solistes Shkendije Mujaj.