Bajqinovci i VV-së insiston: Buka në Kosovë nuk është shtrenjtuar, unë e blej 35-40 cent

-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka folur në lidhje me 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.

Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.

Ai u shpreh se buka nuk është 50 cent, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 cent.

“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 cent. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai në Klan Kosova

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit