Banesa dhe vende pune/ Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan duke kërkuar 35 mijë euro nga disa qytetarë

-

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Mitrovicën e Veriut të cilët dyshohen se mashtruan disa qytetarë duke u marrë para, me premtimin se do t’i punësojnë dhe do t’iu ndajnë banesa. Rastin e ka denoncuar në Polici Adriana Hoxhiq, zëvendëse e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se dy të dyshuarit që u arrestuan në zyrën e Hoxhiqit, janë Dusica Murganic, 47-vjeçare dhe Branislav Perovic, 37-vjeçar.

Të njëjtit dyshohen se morën 35 mijë euro, duke i mashtruar hallexhinjtë e papunë, e të pashpresë për gati 9 muaj.

Murganic dhe Perovic dyshohen se kishin përmendur edhe emrin e Hoxhiq, duke tentuar që t’i joshin viktimat dhe ta bëjnë sa më të vërtetë premtimin që u kishin dhënë, raporton Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje, rreth orës 13:00. Sot Policia njoftoi se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur rasti si “mashtrim”.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali Hoxhiq e ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje se si e njoftoi Policinë derisa dy të dyshuarit ishin në zyrën e saj.

“Unë e konfirmoj këtë rast. Dy personat e dyshuar e kanë përmendur emrin tij në këtë rast. Në momentin që unë e kam kuptuar se dyshohen për mashtrim, unë e kam ftuar Policinë, të dyshuarit i kam mbajtur në kabinet dhe më pas Policia i ka kapur. Unë jam një qytetare dhe mundohem të jem shembull i mirë, duke raportuar rastet e mashtrimit në Polici”, tha Hoxhiq për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE