Bankat dhe tregjet nuk e përjashtojnë shpërthimin e konfliktit me armë nukleare!?

-

Shuma e investuar nga Rusia në tregjet perëndimore, është 300 miliardë dollarë, në tregun e kontratave investuese. “Këto fonde janë bllokuar nga Perëndimi dhe brenda orëve pritet një de-valuim i kontratave hibride në indeksin e fondeve private. Shumë nga të pasurit kanë investuar në yield-in rus, por tashmë ata do t’i humbin investimet e tyre si pasojë e sanksioneve. Disa informacione të padëshiruara janë shpërndarë në Britaninë e Madhe. Ato rrisin frikën dhe pasigurinë e përgjithshme, dhe se tashmë asnjë vend në Europë, por edhe për tej, nuk mund të jetë i qetë.

Kështu sipas informacioneve, që qarkullojnë në Britani të Madhe, për rrjetet e tyre interne, Rusia mund të përdorë armët bërthamore.

Ky paralajmërim, sipas ekonomistit Emanuel Bajra, që punon në Londër, informacionet e menaxhmenteve të bankave dhe të tregjeve financiare, nuk e përjashtojnë mundësin e një përplasje bërthamore.

“Alex Younger (ish shef i MI5- shërbimit sekret të brendshëm Britanik dhe këshilltarë i Mbretëreshës Elizabet II) ju tha bankave dhe institucioneve financiare dje se impakti i sanksioneve ndaj Rusisë si edhe përjashtimi nga sistemi SËIFT bankar do të jetë i dhimbshëm edhe për bankat dhe stabilitetin financiar të perëndimit. Privatisht, bankat dhe tregjet nuk e përjashtojnë eskalimin e konfliktit nuklear”, shkruan Emanuel Bajra.

Rusia në stërvitjet e fundit ushtarake para fillimit të pushtimit të Ukrainës, ku mori pjesë edhe Bjellorusia, e përfshiu edhe armatimin bërthamor.

Bajra i ka përmbledhur disa të dhëna interesante, të ngjarjeve që lidhen drejtpërdrejtë me zhvillimin e luftës në Ukrainë, pushtimin rus të saj, dhe sanksionimin nga Perëndimi të Rusisë, të vetë Qeverisë dhe figurave të ndryshme, përfshirë oligarkët, bizneset etj.

Sipas tij, shuma e investuar nga Rusia në tregjet perëndimore, është 300 miliardë dollarë, në tregun e kontratave investuese. “Këto fonde janë bllokuar nga perëndimi dhe brenda orëve pritet një de-valuim i kontratave hibride në indeksin e fondeve private. Shumë nga të pasurit kanë investuar në yield-in rus, por tashmë ata do t’i humbin investimet e tyre si pasojë e sanksioneve”, vlerëson ai.

Sipas këtyre raportimeve në Britani, vlerësohet se vetëm oligarkët i kanë humbur 39 miliardë dollarë, vetëm nga momenti kur tanket ruse u futën në Ukrainë.

Sipas statistikave ekonomike, Ukraina eksportonte rreth 17% të krejt rezervave të miellit e misrit në botë, por pas pushtimit nga Rusia, gjërat do të ndryshojnë, të paktën për këtë vit, por edhe më pas.

Sipas parashikimeve perëndimore, rënia e Kievit në duart e Rusisë, është vetëm çështje orësh dhe më së shumti ditësh, por askush nuk pret rezistencë më të gjatë se deri të dielën.

Pasojat e sanksioneve për Perëndimin

Sipas këtyre vlerësimeve, që i prezanton Bajra, pritet që inflacioni në BE të arrijë në 10-12% brenda 6-muajve, duke shkaktuar edhe efekte anësore ekonomike.

Ndërsa, industria komplekse ushtarake anglo-amerikan do të goditet rëndë nga masat e sanksioneve ndaj Rusisë. “Kompanitë si: Boeing, Raytheon Technologies, Honeywell, dhe Rolls Royce, janë kompanitë më të ekspozuarat pasi që këto kompani importojnë metale nga Rusia, ndërsa u shesin Federatës ruse komponente për aeroplan dhe aeroplan komercial”, shkruan ai.

Po sipas vlerësimeve të bankierëve, në këtë rast atyre aziatik, pushtimi i Ukrainës nga Putini ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë properëndimore, vendosjen e një qeverie ukrainase ‘satelite’ proruse dhe tërheqjes së makinerisë së rëndë ushtarake deri në fund të vitit.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE