Barça vështron sulmuesin e suedez, Alexander Isak

-

Barcelona po shikon një blerje të mundshme dhe po mendon për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak – sipas SPORT, përcjellë Sinjali Sport.

Blaugranasit e kanë identifikuar 22-vjeçarin si një objektiv alternativ ndaj Erling Haaland të Borussia Dortmund, i cili po ndiqet edhe nga një numër klubesh të tjera të larta evropiane.

Isak ka shënuar tetë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për Sociedad këtë sezon dhe ka kontratë me Sociedad deri në vitin 2026.

Katalunasit janë në kërkim të një sulmuesi qendror, e mundësia për ta transferuar Haalandin është problematike, duke i parë kushtet që i kërkon ai.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE