Bernard Challandes i disponuar në konferencën para ndeshjes: Ëndrra jonë është ta fitojmë Kupën e Botës

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është prononcuar para ndeshjes me Suedinë.

Ai me shaka tha se qëllimi i Kosovës është që të kualifikohet në Kupën e Botës dhe ta fitojë atë.

“Të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe ta fitojmë atë, kjo është një ëndërr për ne”, u përgjigj me shaka.

“Unë e përsëris, unë kurrë nuk kam qëllime, për mua qëllim është vetëm paraqitja, si të luajmë, si paraqitemi dhe si të jemi kundërshtar të fortë”, tha ai.

“Kampionati botëror është shumë i vështirë, nuk po them se ne do të shkojmë por nuk po them se nuk kemi shanse”, tha ai.

“Kjo është e rendësishme që të kualifikohemi, por tani qëllimi është vetëm paraqitje e mirë ndaj Suedisë”, përfundoi Bernard Challandes./Blic