Biden uron Kosovën për ditën e pavarësisë, ky është urimi i plotë

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kosova është e bekuar të ketë në krah ShBA-në, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Biden në letrën e tij ka potencuar se ShBA-ja do të mbes partner i palëkundur i Kosovës.

Njoftimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës.

Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhë në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke.

Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare.

Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.

Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit