Bukë pogaçe dhe me lëngë, ky është mëngjesi i Dafina Zeqirit

Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse ka jetuar gjatë në Suedi, është mjaft e përkushtuar ndaj traditave shqiptare. Elementet kombëtare ajo i ka bërë pjesë të krijimeve të saja artistike shpeshherë. Si në videoklipin e këngës “Million $”, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Përveç veshjeve, Dafina pëlqeka edhe ushqimet tradicionale shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja e hitit “Lule Lule” ka ndarë më ndjekësit e saj një imazh të mëngjesit që ka gatuar nëna e saj, speca me ajkë dhe pogaqe, shkruan rtv21. Siç duket kur bëhet fjalë për ushqime tradicionale, Dafina nuk tregohet e ‘kujdesshme’ me dietën e saj./orainfo